Pas bisedës me Escobar, Kurti fton liderët e opozitës në takim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar liderët opozitarë në një takim.

Ende nuk dihet nëse takimi do të jetë i përbashkët, apo i ndarë me secilin veç e veç.

Takimi po vjen pas mesazheve të padëgjuara më herët që Gabriel Escobar i dha në konferencë për media, kur përfundoi takimi me Kurtin në Prishtinë.

I dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ka konfirmuar aleancën dhe miqësinë shqiptaro-amerikane, por është treguar i prerë me Kurtin, duke theksuar se “dialogu ka implikime rajonale”, prandaj urgjenca nuk lidhet vec me një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë, por gjendja aktuale rrezaton më gjerë.

Gjithashtu, Escobar deklaroi se Kosova duhet “rreshtohet me vlerat evropiane në këtë kohë krize”, duke e presupozuar se aktualisht nuk po ndodhë mjaftueshëm.

Albanian Post nga burimet ka kuptuar se në takim është diskutuar edhe për një çështje që është jashtë kornizës së dialogut, por që lidhet me rolin e Kosovës në Ballkan.

Ai përveç me Kurtin, është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me liderët e opozitës në Kosovë.

Deri tani, nga liderët e opozitës, ftesës i është përgjigjur pozitivisht, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Po kemi marrë ftesë për takim, dhe po zotëri Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri”, ka thënë për Albanian Post, Sherbeze Osmani, shefe e kabinetit të Haradinajt.

Edhe nga PDK për Albanian Post kanë konfirmuar ftesën, por jo edhe pjesëmarrjen.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk janë deklaruar për media.

Share This Article