Mediat britanike: Shqiptarët po përplasen me kurdët për trafikun e emigrantëve, rrisin qëllimisht çmimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bandat shqiptare të trafikut të emigrantëve janë duke u përplasur ashpër me kurdët, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të trafikut drejt Britanisë së Madhe.

Mediat britanike shkruajnë se shqiptarët kanë rritur qëllimisht koston e trafikimit, kjo është ankesa e disa kurdëve që kontrollojnë trafikun e njerëzve nga Franca drejt Britanisë përmes Kanalit Anglez.

Bandat kurde ende kontrollojnë pjesën më të madhe të rrugëve, por inteligjenca britanike zbulon se kriminelët shqiptarë po kapin rolet e ndërmjetësve, shkruan “Daily Express”.

Ish-sekretarja e Brendshme Suella Braverman kishte thënë se qeveria “nuk do të lërë gurë pa lëvizur për të gjetur mënyra të reja për të frenuar krizën dhe për të siguruar që përgjegjësit të ndjejnë fuqinë e plotë të ligjit”.

Shqiptarët përbëjnë rreth 60 për qind të të gjithë azilkërkuesve që mbërrijnë me varka të vogla përtej Kanalit.

Sipas gazetës britanike, disa emigrantë bëjnë thirrje për shmangien e ndërmjetësve shqiptarë, për shkak të çmimit të lartë që ofrojnë.

Share This Article