ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 9 hours ago
“The King” 10 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 10 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 10 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: Duhet të shtohet numri i prokurorëve special që merren me krimet e luftës

albnews by albnews
2 October, 2019
in Kosova
0
VV në Drenas: 126 e largon mjegullën, sepse erdhi Dita
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili synon të udhëheq qeverinë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka thënë në Gjakove se një prej përgjegjësive dhe prioriteteve të tij pas 6 tetorit është rritja e numrit të prokurorëve, ndërsa u zotua se qeveria e tij do t’i shpallë luftë varfërisë.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër tha Kosova nuk i ka borxh Serbisë, por kjo e fundit i ka Kosovës.

“Ne nuk i kemi asgjë borxh Serbisë, por ajo na ka borxh neve. Më së paku duke të rikujtoj plagët e hapura, por një ndër përgjegjësitë e prioritetet kryesore të mijat si kryeministër, do të jetë qe të shërojmë ketë plagë të hapur për të gjithë shoqërinë. Duhet të shtohet numri i prokurorëve special që merren me krimet e luftës dhe përkrahje profesionale dhe financiare për ta. Është krim mbi krimin mungesa e drejtësisë për krimin, mungesa e dënimit të kriminelëve serbë”, tha ai, raporton KSP.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Duke folur për Gjakovën dhe nevojën për zhvillim, tha se Vetëvendosje do të zgjerojë rrugën ekzistuese, duke e hapur rrugën e duke lidhur qytetin e fshatrat dhe duke iu dhënë krahë bizneseve.

“Na besoni neve, sepse ne nuk lëshojmë pe për ju, kurse të tjerëve besoni ju ka humb edhe lëmshi. Erdhi dita që në Kosovë e në Gjakovë të kthehet sytë nga arsim….. Ka ardhur dita të heqim të paditurit nga qeveria, e të kthejmë diturinë në shkolla të rishikojmë tekstet shkollore dhe të avancojmë arsimin parauniversitar. Të reformojmë shkollat profesionale, e të zvogëlojmë hendekun mes dijës së fituar dhe kërkesave të tregut. Duam edukim cilësor për të gjithë pa marrë parasysh sa para kanë njerëzit e nga vinë ata, erdhi dita për dije dhe shkencë”, tha ai.

Nga Gjakova, Kurti premtoi se zonën ekonomike do ta bëjnë funksionale, siç tha ai nuk do ta lënë për zhvatje për zhvatje. Ai tha se ta bëjnë realitet aeroportin e Gjakovës.

Kurti foli edhe për artin, ku tha se do të ketë buxhet të qëndrueshëm, dhe se teatri i qytetit do ta ketë të garantuar buxhetin e edhe fonde shtesë për projekte.

Nga Gjakova, Kurti foli edhe për mërgatën, ku tha se ka ardhur dita të largohet korrupsioni e ta kthehet mërgata për të investuar e punuar në atdhe.

E kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila e cila në këto zgjedhje garon në listë me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se Vetëvendosje është e vetmja lëvizje politike në Kosovë, e cila i jep orientim të ri vendit.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti politike e cila i jep Kosovës frymën që po e kërkon tash e sa vjet.

“Sonte Gjakova i tregon krejt Kosovës se fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit është Lëvizja Vetëvendosje. Më 4 tetor këtë mesazh do ta marrë prej Prishtinës krejt Kosova edhe njëherë, e më 6 tetor e gjithë bota për fitoren e madhe të Kosovës. Gjakova jonë përjetoi rritje dhe rënie. Përjetoi shkëlqim dhe zbehje, vuajtje dhe krenari, sakrificën për liri shpresë dhe zhgënjimin, sot pjesë e zhgënjimit të Gjakovës janë ata që qeverisin në Gjakovë”, tha ajo.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result