Dy kufij për katër vite është propozimi i ri i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për marrëveshjen me BE-në për çështjen kryesore, atë të Irlandës së Veriut.
Irlanda e Veriut do të dalë pas vitit 2021 si nga BE dhe nga bashkimi doganor, ashtu si pjesa tjetër e Britanisë së Madhe.
Por, do të mbetet e përafruar për katër vite në tregun e përbashkët vetëm për mallrat bujqësore dhe industriale, përveç ”shijimit”, në të njëjtën periudhë, të një përjashtimi nga Kodi Doganor Europian dhe TVSH Europiane.
”Daily Telegraph”, gazetë pranë kryeministrit konservator britanik, shpjegon se propozimi parashikon vendosjen e kontrolleve doganore midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut jo në vijën kufitare, por të shpërndara në një distancë të paspecifikuar prej tij në të dyja anët e kufirit./ATSH/