Ndeshje futbolli që vendosen në minutën e fundit, tifozët e çdo ekipi i përjetojnë përherë, shpesh në rolin e triumfuesit, disa herë më të zhgënjyerit.
Por kampionate që vendosen në fund, pas një serie të pafundme përmbysjesh, si në rastin e mbylljes së kampionatit argjentinas të ”Clausura”.
Boca Juniors paraqitej në ndeshjen e fundit me Indipendiente në kuotën e 51 pikëve, e ndjekur me një pikë nga Racing i Avilanedës që përballej me rivalët historikë të Boca, River Plate.
Boca është favorit për fitoren finale, por gjendet në përfundimin e pjesës së parë në dizavantazh nga një penallti. Arrin barazimin me pjesën e dytë, madje përmbys gjithçka me Seba Villa.
Ndërkohë, Racing po fiton me kundër River me një penallti të Rojas. Këtu fillon një sekuencë e pabesueshme ngjarjesh.
Në minutën 80, pothuajse në të njëjtin moment, River barazon me Borja, kur asnjë nuk e priste. Por surpriza vjen në Buenos Aires, ku Indipendiente gjen golin e 2-2.
Boca është ende një pikë përpara, por në Avelaneda ndodh e papritura. Arbitri jep një penallti, që e merr përsipër Galvan që sapo kishte hyrë në fushë. Është minuta e 90-të, dhe titulli duket të jetë në duart e Racing, i pari nga sezoni 2018-2019.
Lutjet në kryeqytetin argjentinas, të përqendruara të gjitha në stadiumin Bombonera, me sa duket kanë efektin e duhur. Portieri i River Franco Armani pret penalltinë, madje në kundërsulm është River që kalon në avantazh. Por lojtarët e River nuk kishin forcë për të festuar. Heronj sportiviteti, ato ishin në dijeni se i kishin dhuruar titullin rivalëve me të cilët ndajnë kryeqytetin. Diçka që do të tregohet për gjenerata të tëra, si një roman me ato sfonde mitike që karakterizojnë letërsinë e pasur të atij vendi.