Meta: 14 maji, dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se 14 maji, data kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale, do të jetë dita e “dërrmimit të regjimit monist në vend”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se katër vitet e pushtetit vendor “do të marrin fund përgjithmonë”.

“14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë.

Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar”, tha Meta.

“Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, shkruan Meta në Facebook.

Share This Article