Një ekosistem i ri është zbuluar 500 metra në thellësi të Oqeanit Indian, aty ku peshkaqenët e uritur kanë krijuar kurthin ideal për të drejtuar ushqimin e tyre me karkaleca.
Shkencëtarët e kanë quajtur atë si “Zona e Kurthit”, ndërsa e kanë përshkruar atë si një “oaz të jetës” në mes të një “shkretëtire” të madhe oqeanike poshtë ishujve Maldive.
Grabitqarët e oqeanit, si peshkaqenët apo edhe peshq të lloje të ndryshme, grumbullohen në këtë zonë për t’u ushqyer me organizma të vegjël, të cilët njihen si mikronekton. Këta organizma detarë arrijnë të notojnë pavarësisht rrymave oqeanike. Ata ngjiten në sipërfaqe të oqeanit gjatë natës, ndërsa zhyten sërish në thellësi në agim.
“Janë të gjitha shenjat për një ekosistem të ri. Kjo zonë krijon një oaz jete në Maldive dhe ka shumë gjasa të jetë edhe në shumë ishuj të tjerë oqeanikë dhe në shpatet e kontinenteve”, është shprehur profesori Alex Rogers, i cili ka kaluar mbi 30 orë nën ujë duke vëzhguar “Zonën e Kurthit”.
Gjithçka është mundësuar në bazë të misionit “Nekton Maldives”, i cili mund të eksplorojë deri në 1 mijë metra thellësi.