Gjetjet e KLSH: Paketa “Microsoft” pa licencë dhe pajisje kompjuterike pa procesverbal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paketa “Microsoft” pa licencë, antivirus jashtë standardeve dhe pajisje kompjuterike të blera pa procesverbal.

Janë këto disa nga gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) gjatë auditeve të kryera në Postën Shqiptare, Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Inspektoratin Qendror dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Erion Demiri, ekspert IT, shprehet: “Në çastin që KLSH ka audituar dhe ka vënë re mangësi të tilla, sigurisht mangësi në zgjedhjen, përzgjedhjen apo bërjen e kontratave për shërbime, i bën këto sisteme shumë më vulnerabël sesa sistemet e tjera që janë të përditësuara vazhdimisht dhe që kanë edhe hardware-in dhe software-in përkatës”.

KLSH ka gjetur gjithashtu se te Posta Shqiptare dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për të njëjtin person ka më shumë se një llogari të krijuar.

“Është gjetur gjithashtu se madje edhe kur punonjësit largohen nga puna, këto llogari vijojnë të mbesin aktive duke rritur ndjeshëm ekspozimin ndaj personave të mundshëm që kanë qëllime për keqpërdorim të këtyre sistemeve”, thekson Demiri.

KLSH kërkon nga institucionet e audituara që në mënyrë të shpejtë të korrigjojnë mangësitë e gjetura, pasi në të kundërt mund të përballen lehtësisht me sulme kibernetike nga jashtë. /A2

Share This Article