ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë 2 hours ago
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni? 2 hours ago
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video) 2 hours ago
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë 3 hours ago
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë nuk ndalen, rriten me 65% për 8-mujorin

albnews by albnews
25 October, 2022
in Albania
0
Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë nuk ndalen, rriten me 65% për 8-mujorin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen gjatë muajve të verës. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë. Kjo është  një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, në raport me 2019-n, aplikimet mbeten 41% më të ulëta. Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Europë. Kjo edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në gusht aplikimet për azil nga shqiptarët ishin gati 1100. Ndërsa të Ukrainës në korrik (e dhëna e fundit e disponueshme) ishin 950. Për më tepër që Ukraina ka një popullsi prej 43 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria ka zyrtarisht rreth 2.8 milionë banorë.

RelatedPosts

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina

Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve 

Aplikimet totale në BE

Sipas Eurostat, në korrik 2022, 66.545 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 265 persona më shumë se në qershor 2022. Krahasuar me korrikun 2021 (44,760), ka pasur një rritje prej 49% në numrin e përgjithshëm të kërkesave. Në korrik 2022, kishte edhe 5,860 aplikantë të mëvonshëm, një rënie prej 7% krahasuar me qershorin 2022 dhe një rritje 2% krahasuar me korrikun 2021. Në korrik 2022, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (9 010 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (8 150). Më pas ndjekin venezuelianët (3 665), pakistanezët (3 555) dhe kolumbianët (3 505).

Në mars 2022, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Shifrat kanë ardhur duke u zvogëluar çdo muaj. Ato janë respektivisht: 1 510 në prill, 1 295 në maj. Më pas 975 në qershor dhe 950 në korrik. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit që ikin nga Ukraina përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme.

Me 14 095 aplikantë për herë të parë të regjistruar në korrik 2022, Gjermania vazhdoi të ishte shteti anëtar që raportonte numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil në BE, duke përbërë 21% të totalit. Gjermania u pasua nga Franca (10 890, 16%) dhe Austria (10 625, 16%), Spanja (8 745, 13%) dhe Italia (5 105, 8%)./ Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

21 December, 2025
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni?

Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni?

21 December, 2025
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

21 December, 2025
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result