Zbulohet në lumin Mat spiranca mbi 1.500-vjeçare!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas Ded Margjonit, specialist i trashëgimisë kulturore, e veçanta e kësaj spirance është zinxhiri i saj rreth 6.6 m i gjatë, që tregon së është përdorur nga anije e tonazhit të rëndë. Zinxhirët janë të ngjitur me nxehje dhe ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm.

Një spirancë 1500-vjeçare që i përket një anijeje të tonazhit të rëndë është gjetur në shtratin e lumit Mat ne Skuraj të Kurbinit. Spiranca është vënë re nga një i ri në muajin gusht teksa po lahej në lumë me miqtë e tij. Sipas Ded Margjonit, specialist i trashëgimisë kulturore, e veçanta e kësaj spirance është zinxhiri i saj rreth 6.6 m i gjatë, që tregon së është përdorur nga anije e tonazhit të rëndë. Zinxhirët janë të ngjitur me nxehje dhe ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm.

FOTO/ Zbulohet në lumin Mat spiranca mbi 1.500-vjeçare! Specialisti:

Spiranca e gjetur

“Kjo shton numrin e gjetjeve arkeologjike nënujore të shtratit të lumit Mat. është një spirancë e përdorur nga një anije e një tonazhi jo shumë të madh. E veçanta e kësaj është zinxhiri, i cili është rreth 6.6 metra i gjatë. Nga ky numër i madh spiranash dëshmon që numri ka qenë i lundrueshëm. Objektet e mëparshme janë shitur për skrap. Disa zbukurojnë resortet luksoze. Kjo është një dobësi e jona që duhet ta menaxhojmë marrjen e inerteve nga lumi Mat”, tha ai.

“Djali e ka gjet. Shkoj për tu larë në zall dhe ka parë zinxhirin. është marrë gjithë ditën me të dhe e solli te shpia. Më tha kam gjetur diçka shumë të veçantë dhe dua ta vendos diku”, tha banorja.

Kjo spirancë sipas specialistit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Ded Margjoni, mendohet se i përket  shekullit të 5-6 në periudhën kur lumi Mat ishte i lundrueshëm. Kjo nuk është hera e parë që gjenden objekte të tilla pranë këtij lumi ku njëra prej tyre gjendet në muzeun historik të Lezhës. Ai bëri thirrje për një menaxhim më të mirë të marrjes së inerteve në lumin Mat.

Share This Article