Durrës/ Tmerrohen banorët, shpërthim në cisternat e Porto Romanos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët e zonës së Porto Romanos janë tmerruar nga një shpërthim i fortë që ka ndodhur në cisternat e fabrikës së gazit.

Shpërthimi ka ndodhur shumë pranë banesave, duke shkaktuar nën panik banorët, që tashmë janë evakuuar. Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse edhe pse janë njoftuar nga banorët.

Për shkak të frikës, është ndërprerë mësimi në shkollën 9 vjeçare pranë zonës, “Met Hasa”.

Kjo është një situatë e përsëritur, pasi edhe në 18 qershor të këtij viti, në depozitat e fabrikës së gazit që ndodhet në një zonë të banuar ra zjarr dhe për disa ditë rresht banorët kërkuan mbylljen e fabrikës. Në zonë kanë shkuar dhe efektivë të policisë.

Share This Article