Ka një numër priftërinjsh, të cilët shohin pornografi dhe ky është problemi i madh i një vesi të keq, sipas Papa Francesco-s.
Kështu është shprehur kreu papal i pyetur për çështjen, duke e cilësuar se përmes filmave pornografikë (ato të ligjshëm dhe jo pornografia me të mitur, e cila përbën akt kriminal), e keqja hyn në dyert e të gjithëve.
Është një ves ky sipas Papës, të cilin e kanë shumë njerëz dhe mes tyre, sigurisht që ka sa laikë, aq edhe priftërinj, ose murgesha.
“Dialli hyn prej atij ekrani”, e përforcoi kryekleriku katolik mendimin, duke iu referuar asaj pornografie, e cila cilësohet si “normale”.
“Kini kujdes”, i ka paralajmëruar praktikantët e rinj fetarë, mbi fenomenin.
Ndërsa, një përsiatje, nuk ia kurseu edhe mediave sociale, të cilat edhe pse nuk i përdor, i ka quajtur si “mjete shkencore, të cilat duhet të përdoren për mirë”.
Këtu, Papa i referohet më së shumti përçimit të dijes përmes platformave, si një mënyrë e lehtë për të transmetuar mesazhe në rrjet, ku edhe është më e thjeshtë.
Me të qeshur, ai tha se ka arritur shumë vonë në botën e mediave sociale, për t’i përdorur vetë.
Megjithatë, Papati ka një llogari në Twitter, ku persona të posaçëm kujdesen të transmetojnë mesazhet e Papës, sa herë ai ka adresime publike.