Vllaznia e femrave është mposhtur 8-0 në Londër nga Chelsea në ndeshjen e dytë në grupin e vlefshëm për Champions League.
Përballë një kundërshtari shumë më të fortë, Vllaznia nuk ka mundur të lërë gjurmë në këtë takim.
Për Chelsea-n, golat u shënuan nga Kerr, tre Harder dhe një Svitkova. Sfida tjetër e grupit, ajo mes Realit të Madridit dhe PSG-së u mbyll pa gola.
Pas dy ndeshjeve të para, ky grup udhëhiqet nga Chelsea me 6 pikë, Reali 4 pikë, PSG 1 pikë dhe Vllaznia 0 pikë.