ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën 27 minutes ago
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet 28 minutes ago
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza 30 minutes ago
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë 2 hours ago
Hajdutët shkrijnë një byzylyk ari 3000-vjeçar që i përkiste faraonit egjiptian 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama ftesë opozitës: Duhet urgjent bashkërisht të bëjmë Reformën Zgjedhore

albnews by albnews
3 October, 2019
in Albania
0
Rama paralajmëron opozitën: Burg kush do bllokojë rrugët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama i ka lëshuar një tjetër ftesë bashkëpunimi opozitës në të mirë të përbashkët të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për një vendim pro çeljes së negociatave nga Këshilli i Europës. Duke iu drejtuar veçanërisht partive jashtë Parlamentit, Kryeministri tha se duhet të ulen sa më parë për të realizuar një nga kushtet e Gjermanisë, reformën zgjedhore.

“Nëse jeni patriotë të vërtetë dhe e keni të ndarë Europën nga qeveria socialiste, duhet urgjent bashkërisht të bëjmë Reformën, si fazë të parë. Jo të mbyllim Komisionin e Reformës, por t’i marrim një e nga një rekomandimet e ODIHR. Ato janë e zeza mbi të bardhë. Merren dhe futen në ligj dhe me atë letër i thuhet Gjermanisë mike, avokate e çeljes së negociatave sot, ne i kemi plotësuar të dyja këto. Pastaj vazhdojmë ne flasim për sistemin, flasim për votën e emigrantëve, të cilën edhe pa ju do e bëjmë,” tha Kryeministri.

RelatedPosts

Konsumuan karamele me kanabis dhe u paraqitën me urgjencë në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e 3 motrave në Korçë

Betohen në Presidencë Edi Rama dhe ministrat e rinj

FOTOLAJM/ Ja çfarë la pas shpërthimi në banesën e Mziut

Ai i është përgjigjur edhe kreut të PD në lidhje me ofertën e tij për zgjidhjen e krizës.

“I thotë një këmbësor që rri te hija e fikut një makine: “hap krahun”?! “Ta kemi dhënë planin, zbatoje!” Ou? Me çfarë dekreti minor e ke marrë të drejtën që të më çosh mua planin? Kë përfaqëson? Megjithatë, ata janë të mirëpritur në çdo moment. Unë ju kam të gjithëve njësoj. Juve këtu dhe ata atje. Madje për ata kam pak më shumë dhimbje dhe kujdes se ata kanë një hall më të madh,” tha Rama.

“Reformën zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR ta bëjmë menjëherë, urgjent! Ata që janë jashtë nuk e duan. Ju që jeni brenda s’keni pse mos ta doni. Ata që janë jashtë nuk e duan, sepse një nga gjërat që duam të bëjmë bashkë është që të mos ketë komisione politike. Kjo është e mirë për të gjithë, e të tjera gjëra që janë të shkruara aty. Unë e di që ju keni ide të tjera të vlefshme. Edhe ne kemi ide që mund t’i dëgjoni, s’është e thënë t’i pranoni. Edhe ata kanë ide, por s’janë këtu. Kështu që, të bëjmë Reformën Zgjedhore, të presim të plotësohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe tu themi miqve gjermane, se nuk e dimë çfarë mund të ketë në vendim, mund të ketë kushte të tjera, por, për sa flasim dhe atyre që iu kemi borxhin më të madh në këtë proces, këto dy kushte t’ua bëjmë dhe le të përfitojmë pastaj pozitivisht nga qenia e tyre në krah me ne, sepse kushtet tyre janë plotësuar. S’mund të presim këtu të biem dakord për të gjitha, por të biem dakord për Europën,” tha më tej Kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se atë që duhet të bënte çdo shqiptar që e do vendin e tij dhe do ta shohë të ecë përpara, e ka bërë Kancelarja Merkel, e cila dha shembullin më të mirë edhe ndaj paudhësisë së opozitarëve që punuan për të dëmtuar Shqipërinë edhe në sytë e parlamentarëve gjermanë.

“Një shembull për të kuptuar diferencën mes kujt do ta çojë para procesin dhe kujt bën çmos të gjejë argumente që tu mbushë mendjen atyre që e kanë në dorë të bllokojë procesin: Ata që janë në rrugë mbushën dynjanë në Shqipëri dhe nëpër botë, iu bënë spam emaileve të parlamentarëve gjermanë, “s’ka Gjykatë Kushtetuese” dhe kancelarja iu tha, – “tani i kemi kërkuar Shqipërisë të bëjë vetingun dhe të pastrojë sistemin. Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese se spastrimi ka filluar. Është sukses që është pastruar sistemi, apo është dështim fakti që s’ka Gjykatë Kushtetuese?!” Ja si argumenton dikush që mbështet Shqipërinë edhe me sytë e ftohtë të argumenteve, jo me mendjen e çoroditur të luftës për pushtet. Një shembull i mirë për tu mbajtur mend,” u shpreh ai. /ASTH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

19 September, 2025
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

19 September, 2025
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

19 September, 2025
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result