Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur në Korenë e Jugut, ku tajfuni Mitag ka shkaktuar erëra të forta, njoftuan sot autoritetet.
Jugu i vendit u godit nga stuhitë që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke.
“Nëntë persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin”, njoftoi sot Ministria e Brendshme dhe e Sigurisë.
Mitag është tajfuni i shtatë që ka goditur këtë vit Gadishullin Korean./