Dalin pamjet nga qendra tregtare ku mbeti i therrur Pablo Mari dhe katër persona të tjerë, derisa një arkatare ndërroi jetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditë më parë në Itali, ku në një qendër tregtare një person me probleme mendore sulmoi personat aty me një thikë.

Andrea Tombolini është sulmuesi 46-vjeçar që nuk e kurseu askënd duke plagosur katër persona, derisa një arkatare e marketit fatkeqësisht mbeti e vdekur dhe nuk mundi t’i përballojë plagët e marra.

Në mesin e të lënduarve mbeti edhe mbrojtësi i Arsenalit i huazuar te Monza, Pablo Mari i cili ishte duke bërë pazar së bashku me djalin dhe gruan e tij.

Tombolini u çarmatos nga ish-mbrojtësi i Serisë A, Massimo Tarantino, i cili gjithashtu ishte duke bërë pazar në Carrefour.

Tanimë mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet nga sulmi i tmerrshëm që ndodhi në qendrën tregtare “Milanofiori di Assago”.  

Share This Article