Të dhënat për automjetet e shqiptarëve, të marra nga sistemet kompjuterike të institucioneve, janë publikuar nga faqja “Homeland Justice”.
Në databazën e publikuar në Telegram është lista e automjeteve të shqiptarëve, shasia e makinës, lloji, targa dhe identiteti i qytetarëve që i kanë në pronësi.
Para tre ditësh, hakerat iranianë nxorën të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama si dhe udhëtimet e tij jashtë vendit që janë regjistruar në sistemin TIMS.
Grupi i hakerave iranianë i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka publikuar më parë e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, si dhe ka nxjerrë në publik numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.
Ata nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër dhjetëra faqeve zyrtare dhe të shërbimeve, duke i bërë ato jofunksionale për shumë kohë. Midis majit dhe qershorit 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë kryen lëvizje anësore, si zbulimin e rrjetit dhe marrjen e kredencialeve nga rrjetet e qeverisë shqiptare.