ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 2 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 2 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 2 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 2 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ikin edhe agjentët sekretë! “Hemorragji” nga SHISH, në tre vite lanë punën 152 punonjës

albnews by albnews
30 October, 2022
in Albania
0
Ikin edhe agjentët sekretë! “Hemorragji” nga SHISH, në tre vite lanë punën 152 punonjës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Numri dy i inteligjencës shqiptare Oljan Kanushi duke folur për buxhetin e SHISH 2023,  i tregoi  komisionit parlamentar të Sigurisë kombëtare se gjatë tre viteve të fundit me dëshirën e tyre janë larguar nga puna 152 inspektorë.

“Vitet e fundit është rritur numri punonjësve që kanë dalë në lirim dhe një nga arsyet kryesore është niveli pagave të punonjësve në SHISH që në gjykimin tonë duhet të rishihet. Gjatë këtij viti janë mesatarisht 66 punonjës në lirim që trajtohen me një pagesë kalimtare. 41 janë për vitin 2020 dhe 45 për vitin 2021”  deklaroi zëvendës drejtori Shërbimit Informativ Shtetëror.

RelatedPosts

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë. Emrat e të përgjuarve!

Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ?

Ky deklarim i numrit dy të inteligjencës shqiptare  Oljan Kanushit për largime të punonjësve  nga SHISH si pasojë e pagave të ulëta është njëra anë e medaljes. Në kushtet e anonimatit një zyrtar i SHISH i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu ,  se kjo arsye qëndron por ka edhe të tjera.

“Një inspektor i ri pa mbushur vitin, u largua, quhej E. M. Largimi për shkak të sjelljes së keqe nga shefat dhe paga e ulët. Vazhdojnë të bëjnë kërkesa për ta lënë SHISH,  inspektorë të rinj që kanë mbaruar kursin bazë pa mbushur vitin. Në drejtorinë e Tiranës e ka lënë detyrën së fundmi edhe inspektori  I. K.  Mosha e këtyre të dyve,  ishe rreth 35 vjeç . Inspektori T.T sapo mori Vizë Amerikane e braktisi detyrën. U largua pa bërë dorëzimet” tha burimi TopChannel.

Duke folur me doza shqetësimi, burimi Top Channel në SHISH,  thotë se struktura piramidale e drejtimit është me kokë mbrapsht.

“Situata në SHISH është e nderë. Nga numri total i punonjësve 30% janë punonjës terreni inspektor, ato që mbledhin informacion. 70 % janë punonjës në Aparatin Qendror e administratë. Diçka absurde që nuk e kanë shërbimet e tjera  në rajon dhe Europë. Jemi kthyer në institucion nepotik. Bëhet sikur punohet. Merr rrogën, shijo fundjavat apo pushimet dhe  siguria ruan vetveten.  Në SHISH  duhet një reformë e thellë dhe mbështetje politike nga kryeministri Rama për ta kryer këtë reformë” deklaroi zyrtari SHISH.

I njëjti burim tregoi për Top Channel se në Drejtorinë e Sigurimit të Personelit,  flenë në sirtarë denoncime për një drejtor dhe një oficer drejtimi në një qytet afër Tiranës, si të dyshuar për  shitje informacioni grupeve kriminale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result