ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 14 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 19 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 19 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 19 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 19 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj thotë se para ardhjes së tij në pushtet Policia ishte pa përkrahje e buxhet

albnews by albnews
3 October, 2019
in Kosova
0
Haradinaj thotë se para ardhjes së tij në pushtet Policia ishte pa përkrahje e buxhet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj thotë se para ardhjes së tij në pushtet, Policia e Kosovës ka qenë pa përkrahje, pa buxhet dhe pa orë të kompensuara. Për çka pohoi se për shumë pak kohë u ka dhënë mbështetje dhe fuqizim.

Ai para përkrahësve të tij në Prishtinë, ku paraqit me plis të bardhë, tha se sot po bashkohen në Prishtinë për familjen evropiane dhe euroatlantike.

“Nëse duam një Kosovë që është shtëpia jonë, por që është e sigurt, që e ka pragun e sigurt atëherë pra votojmë për koalicionin AAK-PSD. Pse? Ky koalicion si ka ditur që të bëjë ushtrinë, din me ec përpara edhe me fuqizu Kosovën, me qenë e aftë për mbrojtje, me mbrojt vetën. Sepse kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës më të re, por është edhe ushtria më moderne në rajon. Nëse duam me qenë në planin e sigurimit, ashtu siç duhet dhe në rend e ligj, atëherë dua të ju tregoj, që vetëm gjatë kohës sa shkoj e kemi forcuar Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës është më e forta në rajon, ju siguroj se PK është më e mira në rajon”, tha Haradinaj.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

Haradinaj në këtë tubim elektoral ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk e ka problemin me të, vetëm për shkak të taksës së vendosur në fillim të vitit.

“Vuçiqi nuk e ka vetëm për taksë, që po thotë se nëse fiton Haradinaj prapë, e patë puna. Ai ka përcjellë veprimet një nga një. Ai e ka parë që ne jo vetëm që kemi forcuar sigurinë tonë, pra aftësinë që të jemi të sigurt dhe që të mbrohemi, e kemi forcuar edhe shtetin ligjor dhe e kemi forcuar ligjin. Ligji zbatohet në veri, jo më të dërgohen doganierët me helikopterë, por shkojnë për tokë ashtu siç duhet”, deklaroi Haradinaj.

E, kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti tha se si koalicion kanë pesë zotime qeverisëse gjatë mandatit të tyre.

“Ne sot para jush kemi pesë zotime. Zotimi i parë është në katër vitet e ardhshme koalicioni PSD-AAK garanton 100 për qind territorin e Kosovës. Nuk ka Kosova as tokë për të dhënë, e as pushtet me nivele të treta qeverisëseje, apo krijesa të tjera. Numri 119, e garanton se asnjë metër të territorit tonë nuk do të japim. Zotimi ynë i dytë është 100 për qind zhvillim ekonomik, ne jemi zotuar se do të krijojmë Fondin Zhvillimor me paratë e Kosovës, me pasuritë e Kosovës, të cilat do t’i shfrytëzojmë për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme edhe për të zëvendësuar importet edhe për të rritur eksportet. Rritja ekonomike deri në fund të mandatit do të mbërrijë 8 për qind”, u shpreh Ahmeti.

Krahas kësaj, ai tha se zotohen edhe për 100 për qind siguri sociale, sigurime shëndetësore dhe për taksë 100 për qind deri në njohje.

Ahmeti mes tjerash u zotua se do të rinovojnë pjesën e djegur të Pallatit të Rinisë, sallë që 15 vjet ka mbetur pa investim, e po ashtu edhe ndërtimin e sallën koncertale. Kryetari i PSD-së ka thënë se presioni dhe rreziku për dhënien e territorit të Kosovës, nuk ka përfunduar.

“Unë i kam parë edhe subjektet e tjera kur ka pasur presione e tilla. Ju e dini se si ka vepruar Lidhja Demokratike e Kosovës, e si ka vepruar dhe si vepron Partia Demokratike e Kosovës. E kam thënë shumë shpesh, kur erdh puna që të thuhet se kush e ka qitur taksën, nuk i zijke kamera, ‘unë e kam qitur taksën, unë e kam qitur taksë’, kur erdh puna e presionit nuk i ka zënë dera, duke thënë Ramushi e ka qitur, Ramushi e ka qitur. Nuk lëvizin qëndrimet pse ndërrohen presionet, e pse dikush na thotë se tash duhet të zmbrapseni. Ne e kemi interesin e shtetit të Kosovës, numrat e tjerë mund t’i gaboni”, ka deklaruar Ahmeti.

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate në këtë tubim tha se sot kur edhe pak ditë kanë mbetur deri në përfundim të fushatës zgjedhore, ky tubim i përngjan në kohën e vitit 2014.

“Ishte viti 2010 qytetarë, Kosova sapo ishte shpallur pavarësia, pra dy vjet më vonë, Kosova qeverisej nga një subjekt, dhe Prishtina nga një subjekt tjetër. Sot nëntë vjet më vonë po dëshiroj që të kujtoj atë kohë, po dëshiroj të kujtoj vitin 2010, dhe vitin 2014 kur së bashku me Shpendin e kthyem Kosovën në binarë të duhur, po dëshiroj të kujtoj vitin 2018 kur ishim në dy pole të kundërta, kryeministri Haradinaj ishte në pushtet. Ne si Parti Socialdemokrate në opozitë dhe paramendoni prej dy poleve të kundërta arritëm që të bëjmë ndryshim, dhe punë të mira për vendin, arritëm me u besatu në guxim dhe nder në përkushtim dhe dije”, tha Sejdiu.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result