Mbyllet i gjithë Shanghai Disneyland, bllokohen të gjithë turistët që ishin aty – mund të largoheshin vetëm nëse rezultonin negativë për COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shanghai Disney Resort mbylli befas dyert e tij të hënën pasi autoritetet kineze vendosën një bllokim të menjëhershëm.

Si pasojë aty mbetën të bllokuar vizitorët të cilët madje nuk u lejuan të largohen derisa të rezultojnë negativë për Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.

Vizitorët në Shanghai Disney Resort nuk lejohen të largohen “derisa testimi në vend të japë një rezultat negativ”, tha qeveria e qytetit në një njoftim në internet të hënën.

Dhe pamjet nga parku tregojnë vizitorët e ngecur në Shangai Disneyland dhe radhë të gjata për testet Covid-19.

Njoftimi erdhi pasi Disney tha se “po mbyllej përkohësisht me efekt të menjëhershëm… në përputhje me kërkesat e kontrollit të sëmundjes”.

Resorti kishte thënë më parë se po funksiononte me kapacitet të reduktuar për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Share This Article