Sulm brenda festës private, reperi i njohur amerikan Takeoff vritet me armë në Teksas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi i njohur amerikan Takeoff, nga grupi Migos, është vrarë me armë zjarri në Hjuston të Teksasit. Lajmi raportohet nga mediat amerikane. Policia konfirmoi se 28-vjeçari ishte qëlluar në një sallë boling, ku po luante bashkë me xhaxhain e tij dhe pjesëtarin tjetër të grupit, Kuavo.

Raportohet se në atë ambient po zhvillohej një festë private. Motivet e këtij sulmi me armë apo autori ende nuk dihen. Takeoff, emri i vërtetë I të cilit është Kirshnik Ball, është qëlluar në kokë, sipas raportimeve.

Grupi Migos, që u nda në fillim të këtij viti, ka publikuar një sërë hitesh dhe konsiderohen si grupi me ndikimin më të madh në kategorinë e tyre muzikore.

Share This Article