Irani ka paralajmëruar sulme kundrejt Izraelit, vendeve që kanë baza amerikane dhe që strehojnë muxhahedinët. Në videon e postuar në një grup të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në Telegram, iranianët paralajmërojnë sulme, por nuk lënë asnjë afat kohor.
Duke shpërndarë pamje nga Shqipëria, Izraeli apo edhe bazat amerikane, iranianët shkruajnë se në shënjestër kanë të gjithë ata që mbrojnë muxhahedinët, të cilët i konsiderojnë terroristë.
“Është vetëm vullneti ynë që na pengon të sulmojmë,”- shkruhet në fundit e videos.