Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Fier.
Mësohet një automjet i cili ka dalë nga rruga ka aksidentuar dy shtetas francezë, të cilët udhëtonin me biçikleta.
Për pasojë një shtetase franceze ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Bestrovë.