Gazetari AlbUkTV përballë Nigel Farage: Shqiptarët nuk janë problemi i madh i Britanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i AlbUk Tv, Ervin Gjonaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e politikanit dhe gazetarit Nigel Farage, në GB News për të folur për atë që ditët e fundit në Britaninë e Madhe po cilësohet si problemi shqiptar.

Përballë politikanit ekstremist anglez, Gjonaj u shpreh se nuk janë shqiptarët problemi i madh i Britanisë.

Që në fillim Gjonaj paraqiti me shifra faktin se në burg janë vetëm 1300 shqiptarë nga 300 mijë të burgosur që ndodhen në Angli.

Gjatë intervistës, Gjonaj është shprehur se në Angli janë 1 milionë vende pune bosh që duhet të mbushen nga emigrantët dhe kjo është edhe një nga arsyet për një dyndje kaq të madhe në brigjet britanike të shqiptarëve dhe të klandestinëve të tjerë.

Gjonaj ka propozuar dhënien e lejeve të punës dhe dokumenteve për të ulur kriminalitetin.

Më poshtë keni intervistën e plotë:

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/1806174843050602

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/1806174843050602

Share This Article