Kuvendi i Kosovës ka votuar pro Projektligjit për detyrat e dialogut shtetëror për bisedimet me Serbinë.
Në shqyrtimin e parë të Projektligjit për votuan 61 deputetë, aq sa morën pjesë në votim.
Para votimit është zhvilluar një debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës ndërsa më të zëshmit kanë qenë deputetët e PSD-së dhe ata të VV-së, të cilët kanë pasur akuza dhe kundërakuza të shumta mes vete.
Ndërsa deputetja Haxhiu ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese këtë Projektligj.