Pacolli: Trump dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi nga presidenti Trump.

Pacolli tha se kjo tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për procesin dhe interesin personal të presidentit Trump për të arritur njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

“Në javët e fundit kam përsëritur gjithmonë se dialogu duhet të përmbyllet nga qeveria e re. Është detyra kryesore dhe interesi ynë strategjik për t’u lidhur me partnerët tanë, për të punuar me miqtë tanë. Presidenti Trump dëshiron që Serbia ta njohë më në fund Kosovën dhe ne do ta mbështesin këtë qëllim sepse është interes i Kosovës gjithashtu”, tha Pacolli.

Share This Article