ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 6 hours ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 7 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 7 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 7 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Beogradi do të dështojë”, Kurti: Zhvillimet në veri tregojnë se Serbia nuk e do dialogun

albnews by albnews
6 November, 2022
in Kosova
0
“Beogradi do të dështojë”, Kurti: Zhvillimet në veri tregojnë se Serbia nuk e do dialogun
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi pas braktisjes së institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb dhe zyrtarë të Listës Serbe, se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për situatën në veri.

Sipas tij, do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës. “Nuk e dimë ne tash se çfarë ndikimesh do të ketë përpjekja e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, mirëpo unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, sepse shteti ynë është i fortë, duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO-në. Ndërkaq, liberalizimi i vizave është krejt diçka tjerë dhe besoj se kjo sagë e stërzgjatur do të përmbyllet dhe nuk ka lidhje me zhvillimet që bëhen në Kosovë, ndoshta në Beograd besojnë një gjë të tillë. Imazhi i Kosovës kurrë nuk është përmirësuar sikurse në këtë 1 vit e gjysmë të qeverisjes tonë”, tha Kurti.

RelatedPosts

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Sipas Kurtit, zhvillimet në veri mund të jenë të lidhura edhe me planin franko-gjerman, si një shenjë se Serbia nuk e do dialogun. “Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, sesa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.

Kurti tha se është në kontakt edhe me mekanizmat të tjerë ndërkombëtar të sigurisë, siç është KFOR-i, ndërsa ftoi qytetarët serbë të Kosovës, që mos t’i lëshojnë vendet e tyre të punës. “Ne jemi në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm, takime të rregullta edhe me organet e sigurisë ndërkombëtare siç është KFOR-i, e EULEX, por gjithashtu edhe me partnerët tanë siç është Quint. Pra, ne shkëmbejmë informacione dhe përgatitemi mirë për çfarëdo mbrapshtie që mund ta bëjnë keqbërësit. Deri më tash jemi të suksesshëm në përgjithësi. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe besoj që qytetarët tanë nuk kanë nevojë për brenga shtesë. Me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët serbë të vendit tonë që mos t’i braktisin institucionet, që të mos japin dorëheqje, që mos t’i lëshojnë vendete punës, sepse në këtë mënyrë vetëm dobësohet shërbimi ndaj qytetarëve. Ata nuk kanë presion prej neve, presionin e kanë prej Beogradit, i cili dëshiron destabilizim të Kosovës, mirëpo nuk do të mund ta bëjnë këtë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi po ashtu se Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe serioz, ku ligjshmëria dhe kushtetutshmëria nuk mund të kompromentohen. Ai tha se nuk i dallojmë kriminelët në bazë të përkatësisë etnike, por vetëm mbi bazën e veprave të tyre penale dhe sjellje vetë paligjshme që bëjnë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result