ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori 5 hours ago
Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës 5 hours ago
Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami 5 hours ago
Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë? 7 hours ago
Siguria dhe emigrantët, Kosova dhe Britania e Madhe drejt një marrëveshjeje historike 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!- Nga Lutfi Dervishi

albnews by albnews
7 November, 2022
in Albania, Opinion
0
Europa e “mbyllur” dhe Ballkani i “hapur”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, por edhe më zhgënjyesja.


Nga ajo çfarë u bë publike nga telefonata e Presidentit të Shqipërisë me Presidenten e Kosovës dhe nga deklarata e ministrisë së Punëve të Jashtme, mësohet se “Shqpëria ka shprehur shqetësimin për situatën dhe kërkon dialog”.

RelatedPosts

“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale

Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias

Rama bën të fortin në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët


Me këtë formulë: “shpreh shqetësim dhe kërkon dialog si rrugëzgjidhje’ mund të shprehesh për çdo konflikt që ndodh sot në botë që nga Sri Lanka e deri në Jemen!
Madje edhe nëse bllokohet funksionimi i rrjeteve sociale mund të shprehësh shqetësim dhe të kërkosh zgjidhje sa më të shpejtë….
Edhe Beogradi zyrtar po të pyetej do të shprehte shqetësimin e thellë dhe do të kërkonte zgjidhje me dialog për situatën.


Ngjarjet në Veri të Kosovës nuk janë rrufe në qiell të pastër. Kanë autorë konkretë, kanë përgjegjës konkretë, kanë ideatorë dhe janë në funksion të një plani të mirëmenduar. Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë sot për të shprehur shqetësim Shqipëria dhe as për t’i treguar se çështjet zgjidhen me dialog. Meqë ra fjala.. Dialog për çfarë? Dhe Dialog me kë?


Edhe në reagimin e fundit të kryeministrit Rama kërkohet: “vetëpërmbajtje dhe dialog”.
Shqipëria nuk mund të fshihet pas qëndrimit të aleatëve dhe aq më tepër të flasë si Papa, për “paqe dhe dialog” sepse e ka detyrim kushtetues, ndër të tjera, mbrojtjen e interesave të Kosovës.


A mos vallë në Tiranë mendojnë se çështja e targave të kohës së Millosheviqit është problemi që duhet zgjidhur apo çështja që duhet shtyrë për më vonë? A mos vallë mendojnë se kemi të bëjmë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë? A mos vallë çështja ka mbetur te asosacioni i komunave serbe? (dhe këtu është koha për t’i kujtuar aleatëve se nëse e konsiderojnë Bosnjën dështim, nuk mund të kenë sukses me një Bosnjë të dytë në Kosovë”. Si shpjegohet që ka një ngurrim për t’i vënë emrin që ka aksionit për destabilizimin e Kosovës? Asgjë në Veri nuk ndodh pa pëlqimin/miratimin e Beogradit.


Sot ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë postimin: “Kosova është Serbi dhe Krimea është Rusi”.


Kemi muaj të tërë që flasim për luftën në Ukrainë, dhjetëra herë kemi dëgjuar dhe mijëra herë të tjera do të dëgjojmë (deri ditën e zgjedhjeve) dokrrat me rublat ruse në politikën shqiptare. Po kur vjen puna për të vënë gishtin në plagë – marrim qëndrim që të kujton politikën zyrtare të Tiranës në vitet 70 që fliste për vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë?!
A është interesi i Rusisë për të destabilizuar Ballkanin? A po vepron Beogradi si bedel i Putinit? A është koha për të folur apo duhet heshtur se “duhet mirëkuptuar Serbia”? Apo kemi halllin: ne oçavaj Vuçiçu! (se mos na mërzitet Vuçiqi).


Si mund të aspirojmë për Ballkan të Hapur, kur për një palë targa (të kohës së Millosheviqit) mund të shpërthejë lufta?!


Në Ballkanin e Hapur jemi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk mundet që për hir të Ballkanit të Hapur të mbyllim gojën dhe të flasim në atë mënyrë që të kujton shprehjen shkodrane “m’ka ç’u nana me la gojën”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori

Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori

21 October, 2025
Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

21 October, 2025
Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami

Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami

21 October, 2025
Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?

Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?

21 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result