ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur. 1 minute ago
Mbyllet numërimi, PS fiton Vlorën. Çuçi: Brunilda Mersini do të sjellë një energji të re për qytetin 3 minutes ago
PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave 5 minutes ago
Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin 7 minutes ago
Përfundon numërimi në Berat, kandidati i PS fiton me mbi 83% të votave 12 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Reforma zgjedhore, Basha: Tryeza nuk zgjidh krizën politike

albnews by albnews
4 October, 2019
in Albania
0
Reforma zgjedhore, Basha: Tryeza nuk zgjidh krizën politike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se plani prej 5 pikash nga opozita është rruga për zbatimin e kushteve nga Bundestagu dhe për të nxjerrë vendin nga kriza.

Gjatë një interviste, Basha tha se “ne kemi dorëzuar një plan për daljen nga  kriza, duke nisur me një propozim për reformën zgjedhore duke qenë se reforma zgjedhore është një nga kushtet e Bundestagut, i pasuar nga kushti tjetër për zbatimin e reformës zgjedhore, e cila për këdo që ka sy në ballë dhe veshë për të dëgjuar do të thotë zgjedhje, do të thotë i vetmi institucion që rikthen legjitimitetin që janë zgjedhjet”.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Sipas tij, vullneti politik zgjidh krizën duke deklaruar se opozita nuk ka parashtruar kushte.

“Nuk kemi parashtruar kushte. Ne kemi parashtruar rrugën e procesit, ku kushti kryesor është transparenca, është që gjithçka të  bëhet në sytë e publikut dhe me përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe grupeve të interesit. Unë jam partizan i sistemit maxhoritar përballjes në zona maxhoritare ku garanton lidhjen e drejtëpërdrejt të deputetit me qytetarin. Pse jo lista të hapura kombëtare”, tha ai.

Basha tha se “ne këtu nuk na solli sistemi dhe as Kodi Zgjedhor, përkundrazi, për herë të tretë OSBE/ODHIR të thotë në faqen e parë të Raportit se korniza ligjore në tërësi është e mjaftueshme për të garantuar zgjedhje demokratike, por mungon vullneti politik”.

Basha tha se opozita nuk tërhiqet nga plani me 5 pika për zgjidhjen e krizës që çon tek zgjedhjet e parakohshme, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën.

“Pika 4 e planit me 5 pika i opozitës tregon se nuk ka asnjë tërheqje, se ne e bëjmë të qartë se për shkak reforma zgjedhore është tashmë një kusht edhe për integrimin europian dhe e konsiderojmë një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike. Reformë zgjedhore nuk do të thotë të bëjmë ndryshime të ligjit në letër, sepse ligji në tërësi siç e thotë OSBE/ODIHR është në rregull. Është zbatimi i ligjit, vullneti për të zbatuar ligjin. Pra nuk ka asnjë tërheqje, përkundrazi ka një zbërthim racional të përgjegjshëm nga politika, nga opozita, të qëndrimit tonë politik për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën”.

Duke u ndalur te kërkesa e opozitës për ekspertë të huaj në  strukturën e posaçme për reformën zgjedhore, Basha tha se arsyeja është që PS nuk ka vullnet.

“Kur të detyrohet të futet në këtë rrugë sepse nuk ka rrugë tjetër, duhet të kemi jo thjesht mbështetje dhe ekspertizë, por dhe një dëshmi të fortë ndërkombëtare për të detyruar  PS që t’i përmbahet. Sepse në fund të fundit një reformë zgjedhore do ta ç’armatosë kupolën e Partisë Socialiste nga arma me të cilën ka grabitur zgjedhjet tre herët e fundit, që është bashkëpunimi me krimin, paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit”, tha Basha.

Basha deklaron se tryeza e dialogut nuk zgjidh asgjë, duke shtuar se “kjo krizë zgjidhet me zgjedhje dhe këtë ka thënë Bundestagu. Bëj gati kuadrin ligjor, zbatoje kuadrin ligjor – që do të thotë zgjedhje”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur.

Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur.

10 November, 2025
Mbyllet numërimi, PS fiton Vlorën. Çuçi: Brunilda Mersini do të sjellë një energji të re për qytetin

Mbyllet numërimi, PS fiton Vlorën. Çuçi: Brunilda Mersini do të sjellë një energji të re për qytetin

10 November, 2025
PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

10 November, 2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result