Sadio Mane nuk do të udhëtojë në Katar për të luajtur Botërorin.
“L’Equipe” ka konfirmuar se sulmuesi i Bayern Munchen ka pësuar një dëmtim më të rëndë sesa mendohej, gjatë ndeshje së djeshme kundër Werder Bremen.
Futbollisti senegalez kërkoi zëvendësim që në minutën e 20 të ndeshjes, për një shqetësim në gju. Fillimisht u mendua se nuk e rrezikonte Botërorin, por vizitat e sotme treguan se koha e rekuperimit do të jetë e gjatë.
Të premten do të publikohet lista e lojtarëve të Senegalit, ku Sadio Mane nuk do të jetë.