Ka përfunduar fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 6 tetor në Kosovë.
Partitë politike për 10 ditë kanë prezantuar ofertat e tyre para simpatizantëve të partive të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.