Kuvendi i Kosovës miratoi Buxhetin për vitin 2019

albnews
By
1 Min Read

Kuvendi i Kosovës në mesnatën e së dielës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Buxheti u mbështet nga 65 deputetë, aq sa kanë marrë pjesë në votim.

Votimit i parapriu votimi i amendamenteve të Projektligjit të buxhetit.

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot njërën nga seancat më të gjata të saj, pasi punimet kanë filluar në ora 10:00 të mëngjesit të së shtunës dhe ka vazhduar pa asnjë pauzë deri në ora 02:00 të së dielës, duke miratuar shumë projektligje me rëndësi, përfshi atë për pagat në sektorin publik dhe projektligjin për dialog me Serbinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply