ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 3 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 3 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Argumente shtesë për prezantim, mbrojtja e Kadri Veselit i kërkon gjyqtarit t’mos vendos për vazhdim paraburgimi

albnews by albnews
10 November, 2022
in Kosova
0
Argumente shtesë për prezantim, mbrojtja e Kadri Veselit i kërkon gjyqtarit t’mos vendos për vazhdim paraburgimi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka parashtruar një shkresë të re gjyqtarit të procedurës lidhur me shqyrtimet e rregullta të vazhdimit të paraburgimit të ish-kryeparlamentarit të Kosovës.

Në vijimësi të disa temave që u ngritën nga mbrojtja e Veselit në seancën e fundit statutore, avokati kërkon që ‘rishikimi i paraburgimit të tij të shtyhet derisa të zgjidhet një çështje e veçantë e zbulimit që lidhet me shqyrtimin e paraburgimit të tij, e cila u ngrit në Konferencën e Pesëmbëdhjetë të Statusit‘.

RelatedPosts

LDK fiton 5 komuna-Abdixhiku: Prishtina foli e para. Përparim Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë

LDK shpall fitoren në Prishtinë, kryetari Përparim Rama: Fitoi vullneti për zhvillim

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Në shkresën e datë 7 nëntor 2022, Emmerson i kërkon që të caktohet sa më shpejt shqyrtimi i radhës i paraburgimit të Veseli pasi të jetë zgjidhur kërkesa e adresuar më lartë.

”Mbrojtja kujton se është urdhëruar të paraqesë kërkesën e saj për zbulimin në fjalë deri më 14 nëntor 2022; dhe një përgjigje, nëse ka, deri më 29 nëntor 2022. Mbrojtja kërkon që shqyrtimi i radhës i paraburgimit të Veseli të caktohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas vendimit rreth kësaj kërkese”, thuhet në dokument.

Në seancën e fundit, avokati Ben Emmerson përmendi materiale që kanë të bëjnë me falsifikimet e shërbimeve të inteligjencës së Serbisë dhe asaj ruse.

”Dua t’i them kërkesat e bëra në vijim: E para që ju të shtyni marrjen e vendimit për materialet e rregullit 103 që kanë të bëjnë me falsifikimet e shërbimeve të inteligjencës së Serbisë në dritën e çështjeve që u ngritën në seancë private, dhe në këtë kërkesë do të përfshihen falsifikimet jo vetëm të shërbimeve të Serbisë por edhe të Rusisë”, tha ai.

Pas kësaj fjalie, dhe para se kjo të ishte publike, seanca ishte krejt private dhe e redaktuar.

Emmerson kërkoi nga gjykatësi që në formë emergjente të shqyrtojë edhe njëherë lirimin nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result