Forcat ukrainase besohet tashmë se kanë hyrë në qytetin e Khersonit dhe Ukraina po synon të çlirojë të gjithë territorin e saj nën pushtimin rus – përfshirë Krimenë e aneksuar – por Kherson ishte një “çmim” veçanërisht i rëndësishëm.
Ja pse:
Porta për në Krime
Vendndodhja e qytetit e vendos atë si një portë për në Krime, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Ndërsa ishte nën okupim, Kherson siguroi një urë tokësore për forcat ruse në rajonin e aneksuar ndërkohë që Krimea është shtëpia e një force të madhe ushtarake ruse dhe flotës së Detit të Zi.
Andaj, për Ukrainën, rimarrja e Khersonit do ta lejojë atë të vendosë artilerinë e saj me rreze të gjatë më afër Krimesë.
Furnizimet me ujë të freskët
Rimarrja nga Ukraina e rajonit Kherson mund të rrezikojë furnizimet me ujë të freskët në Krime.
Pasi Moska fillimisht pushtoi Krimenë, Ukraina bllokoi furnizimin me ujë nëpërmjet një kanali nga lumi Dnipro.
Rrugët e logjistikës
Rajoni Kherson përfshin grykën e lumit Dnipro.
Nëse Rusia humbet pikën e saj të vetme në anën perëndimore të lumit, Ukraina mund të sulmojë më mirë linjat e tjera të furnizimit ruse dhe të sfidojë kontrollin e saj në pjesë të tjera të jugut.
Rëndësia simbolike
Qyteti i Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal që ishte pushtuar nga forcat ruse gjatë pushtimit.
Ai ishte gjithashtu qyteti më i madh i mbajtur nga forcat e Moskës – kështu që humbja e qytetit do të ishte një goditje e madhe simbolike për Kremlinin.
Kontrolli i Detit të Zi
Rajoni shtrihet në Detin e Zi, i cili është një arterie kritike për eksportet e ushqimit të Ukrainës në tregjet e huaja. Pse Khersoni është strategjikisht i rëndësishëm?