Ukraina po ndërton një gardh prej betoni në kufi me Bjellorusinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina po ndërton struktura fortifikuese dhe po instalon një gardh betoni në kufirin me Bjellorusinë.

Deklarata përkatëse është bërë nga Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymosheno në Telegram, raporton një korrespondent i Ukrinform.

“Për momentin, njerëzit tanë në jug po i mirëpresin ushtrinë tonë, ndërsa në veri janë duke u zhvilluar punë të tjera. Këtu, ne po ndërtojmë një mur në kufirin me Bjellorusinë. Një hendek, argjinaturë, gardh prej betoni të përforcuar me tela me gjemba – këto janë pengesat që po ndërtohen në Volyn”, vuri në dukje Timoshenko.

Sipas tij, tashmë janë përfunduar rreth 3 kilometra të zonës kufitare ndërkohë që punimet e ndërtimit vazhdojnë.

Sipas Timoshenko, kjo nuk është e gjitha, por detajet e mëtejshme nuk do të zbulohen.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, punimet përkatëse kryhen në rajonin Rivne dhe rajonin e Zhytomyr.

Po ashtu, bëhet e ditur, më tej, po ndërtohen fortifikime dhe po krijohen zona kufitare në rajonet në kufi me Rusinë.

Share This Article