ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 9 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 9 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 9 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 9 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Braçe: Prokurori Ndoja përdori kallëzim anonim ndaj ish-drejtorit të Kadastrës, Durrës

albnews by albnews
5 October, 2019
in Albania
0
Braçe: Për disa prokurorë e gjyqtarë nuk duhet pritur radha për Vetingun
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zv.kryeministri Erjon Braçe tha sot në një dalje të posaçme për mediet se dënimi i ish-drejtorit të Kadastrës Durrës ka ndodhur pas një kallëzimi anonim drejtuar Arian Ndojës prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Braçe sqaroi praninë e tij dje në një proces të hapur publik për të gjithë, “meqenëse paska tronditur disa hajdutë kjo akuzë ndaj një nëpunësi të shtetit, drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyra ime të shkoj të dëgjoj akuzën, në një proces që duhet të jetë i hapur, transparent, i barabartë, mbështetur në fakte dhe në prova dhe pa më të voglin dyshim profesional”, – tha ai.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

“Nuk është fare ajo që ka cituar në publik prokurori. Nuk është fare ajo që ka servirur për gazetarët e tij, prokurori. Nuk ka lidhje fare me ish-drejtorin e ALUIZNI-t, ndaluar pak ditë më parë në Durrës. Nuk ka lidhje fare me ish-drejtorin e hershëm të ALUIZNI, që është në arrati sot. Nuk ka lidhje fare me grabitjen e pronave. Është një çështje tjetër shumë e thjeshtë. Kompania “Lura” sh.p.k ka ndërtuar me çdo leje të mundshme, përfshirë dhe atë të kolaudimit, marrëveshje dhe kontrata legale me pronarët e një pjesë të truallit kompleksin “Lura 3”, ka aplikuar për të regjistruar sipas ligjit çdo leje dhe është shërbyer konform ligjit. Ka aplikuar për të regjistruar çdo objekt të ndërtuar sipas lejeve të marra më herët dhe të regjistruar me kufizime me certifikatë për objektet që janë pjesë takuese e pronarëve të truallit sipas marrëveshje respektove. Është shërbyer konform ligjit edhe në këtë. Kjo është çështja. Pra nuk ka lidhje me grabitje pronash në gjirin e Lalëzit, as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë ndonjëherë përpara. Askush nga palët në këtë çështje, as investitori, as ndërtuesi, as pronarët e truallit nuk janë ankuar, apo nuk kanë kaluar për procedurat e ndjekura në zyrat e shtetit”, – tha ai.

“As investitorit, as ndërtuesit, as pronarëve të truallit, as shtetit nuk i është shkaktuar ndonjë dëm. Po kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai që ka kallëzuar? Ka kallëzuar një njeri anonim. Të gjithë përfituesit nga lejet e ndërtimit dhe marrëveshja janë të padëmtuar. Pra ka kallëzuar një anonim pa lidhje me çështjen, fare”, – theksoi Braçe.

“Kallëzimi i është drejtuar këtij prokurori. Prokurori ia fshehu dje gjykatës. Ky është kallëzimi anonim, drejtuar Arian Ndojës prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Në asnjë rresht të tij, kallëzuesi nuk përmend drejtorin e ASHK-së në Durrës. Kallëzuesi në asnjë rresht të tij nuk kallëzon në prokurori për shpërdorim të detyrës drejtorin e ASHK-së në Durrës. Kjo është e vërteta e parë”, – tha ai.

Braçe thekson se ky prokuror ka marrë një kallëzim nga një shtetas anonim, por njohës i procedurës së ASHK-së nga përmbajtja, ku përmenden e akuzohen, nëpunës, ish-nëpunës, por jo i vetmi i vënë nën akuzë nga ky prokuror dhe që është dhe në burg drejtori i ASHK-së në Durrës. Kallëzimi penal ka nisur nga një person anonim, ku drejtori i ASHK-së së Durrësit nuk përmendet gjëkundi. “Ky fakt iu fsheh dje gjykatës”, – tha Braçe.

“Prokurori mashtroi gjykatën dje, ku si pikënisje të këtij hetimi tregoi Drejtorinë e Policisë Durrës sektorin e saj të krimit në ekonomi, e cila nuk ka dijeni dhe nuk ka krye asnjë hetim për këtë çështje. Prokurori mashtroi gjykatën dje kur tha se kontrata mes pronarit dhe investitorit janë në pritje të pjesës takuese, pra të pa individualizuara për pronarët, duke synuar të mbështes akuzën për tjetërsim të pasurisë. Unë kam të gjitha kontratat që prokurori nuk ia tregoi gjykatës dje. Janë kontrata  të depozituara në ASHK, ku pjesa takuese është individualizuar me objekt për çdo pronar”, – sqaroi ai.

Në vijim, Braçe sjell argumente se prokurori mashtroi gjykatën në të gjitha rastet dhe pretendimet e tij.

“Prokurori mashtroi dje gjykatën, kur tha se për certifikatat e lëshuara për kompaninë ‘Lura’ për objektet e ndërtuara te ‘Lura 3’ nuk janë vënë kufizime. Unë verifikova dje kufizimet në sistemin digjital të ASHK-së Durrës në të cilat rezultojnë kufizimet e vendosura për njësitë  që janë nënkontratë të ndara për pjesën takuese e ish-pronarëve sipas kontratave respektive. Prokurori mashtroi gjykatën dje kur tha se kanë ndodhur 30 transaksionet mes 90 njësive të ndara si pjesë takuese për pronarët e truallit. Unë verifikova në AKSH faktin se në asnjë nga 90 njësitë e pronarëve të truallit të jenë nënshtruar një transaksioni tregtarë që do të kishin tjetërsuar pronën e tyre sipas marrëveshjes kontraktuale midis kompanisë dhe pronarëve të truallit. Prokurori mashtroi gjykatën dje me dëshminë e një pronari trualli në konflikt të njohur me kompaninë ‘Lura’. Unë verifikova dje ASHKA Durrës harta dhe zotëria i dëshmisë sjellë nga prokurori para gjykatës, zotëron një truall të pretenduar disa kilometra larg nga kompleksi ‘Lura 3’ me kompleksin ‘Lura 1’ që nuk është fare objekt diskutimi në çështjen për të cilën është shprehur prokurori dhe për të cilën ka marrë vendim gjykata”, – tha ai.

Braçe tha se të gjitha faktet janë në zyrat e ASHK. “Punonjësit më thanë dje se ia kanë ofruar prokurorit, por ai nuk i ka pranuar”, – theksoi ai.

“Të gjitha këto mashtrime më bëjnë të dyshoj se ky është një krim që i ka marrë lirinë prej katër ditësh një shtetasi. Krim më të rëndë nuk ka?! Krim më të madh se marrja e lirisë së një shtetasi përmes sistemit të drejtësisë nuk ka? Dështim më të madh për sistemin e drejtësisë nuk ka. Ky është akti i fundi final i një serie të gjatë kërcënimesh e shantazhesh njëmujore ndaj drejtuesit të ASHK-së në Durrës. E shantazhuan për ta larguar nga Durrësi me para të neveritshme, “sa të kushton vendi i punës ty”. Dhe herë tjetër brutalisht, “ik nga Durrësi, e ik tani””, – tha zv.kryeministri.

“E arrestuan dhe e mbajnë në burg vetëm për ta hequr nga Durrësi. Në Durrës prokurorë dhe gjykatës herë për interesa të tyre, dhe herë për interesa të sipërmarrësve apo banditëve që sillen si sipërmarrës duan me patjetër akses në ASHK. Kanë bërë politikën e kuadrit, duan ta bëjnë ende. Ne nuk jemi ata, nuk i kemi dëgjuar nuk do t’i dëgjojmë dhe s’kemi për t’i dëgjuar kurrë. Nuk ndikohemi prej tyre e nuk do ndikohemi kurrë nga ata për të afruar akses të paligjshëm në zyrat e shtetit”, – tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result