Cristiano Ronaldo lëshoi disa deklarata bombastike gjatë një interviste me gazetarin Piers Morgan.
Ylli portugez ka dhënë deklarata të fuqishme ku ka akuzuar klubin për tradhti, derisa nuk kurseu ofendimet edhe për trajnerin Erik Ten Hag.
Në mediat angleze kanë raportuar lajmet se United do t’i vendosë Ronaldos një gjobë prej një milionë funteve për deklaratat e papërshtatshme.
Ndërkohë tani ka ardhur reagimi zyrtar i Djajve të Kuq nëpërmjet një komunikate të lëshuar.
Në deklaratën e lëshuar nga United thuhet se klubi do të japë një përgjigje të plotë vetëm pasi të jenë vërtetuar faktet e plota.
“Manchester United vëren mbulimin mediatik në lidhje me një intervistë të Cristiano Ronaldos”.
“Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullit, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.