Më shumë se një e pesta e bareve, restoranteve dhe kafeneve në Britani, kanë shkurtuar orët e punës në tre muajt e fundit, në një përpjekje për të ulur kostot e energjisë.
Analiza e Zyrës britanike për Statistikat Kombëtare ONS, zbuloi se kompanitë që ofrojnë ushqim dhe pije, shkurtuan orët e punës ndryshe nga sektorët e tjerë – për të përballuar rritjet e mëdha të faturave të energjisë.
Agjencia e statistikave zbuloi se 21 për qind e kompanive në sektorin e shërbimeve, kanë reduktuar orarin e tyre të punës, edhe pasi kanë vazhduar të punojnë me të njëjtin numër të ditëve.
Njëkohësisht, gjashtë për qind e kompanive të këtij sektori, deklarojnë se gjatë tre muajve të fundit kanë shkurtuar punën e tyre më dy ose më shumë ditë në javë.
Këto kompani më së shumti theksojnë se kanë shumë frikë nga çmimet e energjisë, ndonëse edhe shërbimet e akomodimit janë shumë afër atyre.
Në të gjithë industrinë, 22 për qind e bizneseve përmendin çmimet e energjisë si shqetësim kryesor. Por kjo reflekton vetëm një rënie të vogël, pasi qeveria premtoi subvencione për faturat e energjisë të biznesit.