Rama shpërfill protestën e opozitës: Ta bëjnë çdo ditë, “non grata” dhe “spiuni” mblodhën militantët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 3 ditësh nga protesta e së shtunës e opozitës, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë. Megjithatë, ai e shpërfilli totalisht protestën e opozitës, duke thënë se as nuk e kishte parë fare, edhe pse sipas tij, protesta të tilla, opozita mund të bëjë çdo ditë. Ai tha se kjo është një protestë partish për pushtet dhe jo e qytetarëve që kanë halle.

“Për çfarë proteste flisni?! Për cilët qytetarë flisni?! Për një protestë partish?! Një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre! Le ta bëjnë sa herë të duan. Kjo nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar.

Kjo është një protestë partish për pushtet për të prishur e për të marrë, me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që iu desh punëtorëve natën për ta larë. Kështu është ndarë kjo punë. Ata bëjnë pis, ne pastrojmë. Çfarë proteste?! As nuk di sa ishin, as nuk i kam parë, as nuk më interesojnë fare. Le ta bëjnë çdo ditë po të duan. Kjo është një çorbë që e kemi parë prej 30 vjetësh që e gatuan i njëjti kuzhinier, non grata”, tha Rama.

Në fund, Rama ka shprehur keqardhje për militantët e PD-së. “Më vjen keq për ata që pavarësisht se janë militantë harrojnë që po shkojnë pas disave që paguhen nga të huajt për të bërë dëm në këtë vend”.

Share This Article