ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini 5 hours ago
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën 5 hours ago
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video) 5 hours ago
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 5 hours ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

U bëmë 8 miliardë njerëz në Tokë. Po tani?

albnews by albnews
15 November, 2022
in Bota, Opinion
0
U bëmë 8 miliardë njerëz në Tokë. Po tani?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga shfaqja e Homo sapiens-it, u deshën afërsisht 300 000 vjet para se Toka të popullohej nga një miliard njerëz. Kjo shifër u arrit në vitin 1804, vit kur u zbulua morfina, kur Haiti shpalli pavarësinë nga Franca dhe kur Beethoven performoi për herë të parë Simfoninë e tij të Tretë në Vjenë.    

Bazuar në të dhëna demografike, aktualisht, sipas Kombeve të Bashkuara, bota ka kaluar shifrën e 8 miliardë personave. Gjithsesi, kjo analizë ka hasur në vështirësi dhe pasiguri, pasi në disa pjesë të botës, të dhënat e regjistrimeve janë disa dekada të vjetra. Gjatë Covid-19 ishte praktikisht e pamundur për disa vende të regjistronin çdo vdekje. Edhe modelet e sofistikuara kompjuterike mund të kenë qenë jashtë funksionit për një vit ose më shumë. Megjithatë, OKB-ja shpalli 15 nëntorin si “Ditën e Tetë Miliardëve”.

RelatedPosts

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Kur frika u përhap si një virus: Misteri i “Grande Peur” në Revolucionin Francez

Sfidat e së ardhmes

Njerëzit kudo po jetojnë më gjatë, falë kujdesit më të mirë shëndetësor, ujit më të pastër dhe përmirësimeve në infrastrukturë, faktorë që kanë reduktuar përhapjen e sëmundjeve. Plehrat dhe ujitja kanë rritur rendimentet e të korrave dhe kanë përmirësuar ushqimin. Në shumë vende po lindin më shumë fëmijë dhe shumë më pak po vdesin.

Sigurisht, sfidat me të cilat përballemi teksa popullsia e botës vazhdon të rritet, janë të shumta. Ndotja dhe peshkimi i tepërt po degradojnë biodiversitetin e deteve dhe oqeaneve. Jeta e egër po zhduket në mënyrë alarmante, pasi njerëzit po dëmtojnë pyjet dhe tokat bujqësore. E ndërsa kërcënimi më i madh mbetet ndryshimi klimatik, që po vë në diskutim të ardhmen e shoqërisë. A do të ketë zgjidhje për këto kriza?

“Deri më tani, nga përvoja e përgjithshme, bota ka treguar se ka qenë e suksesshme me përshtatjen dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet tona. Duhet të jemi optimistë. Thjesht mbajtja e status quo-së dhe të mos bësh asgjë, nuk është një opsion. Duam apo nuk duam, ndryshimet do të ndodhin dhe situata nuk do të përmirësohet vetvetiu. Ka nevojë për ndërhyrje aktuale dhe të ardhshme.”

Ndryshimet e popullsisë

Bota po përballet me gjasat e shpërthimeve të mëdha të numrit të popullsisë dhe kolapsit në të njëjtën kohë. Ndoshta këtë vit, për herë të parë në dy mijëvjeçarë, Kina nuk do të jetë më vendi më i populluar i Tokës, pasi India më në fund po e tejkalon atë. Edhe përpara politikës së ndjekur nga Kina për të pasur vetëm një fëmijë, e cila hyri në fuqi në vitin 1980, lindjet në Kinë gjithsesi, kanë qenë vazhdimisht në rënie. Këto tendenca u përshpejtuan gjatë pandemisë. Kishte 45 për qind më pak fëmijë të lindur në vitin 2020 sesa në 2015. Shkalla e lindjeve në Kinë tani është shumë më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara.

Fumie Takino, 89 vjeç, është anëtarja më e vjetër e një grupi nxitësish tifozësh në Tokio. Në vitin 2010, popullsia e Japonisë arriti pikën e saj të lartë në 128 milionë. Tani është 125 milionë dhe parashikohet të bjerë për katër dekadat e ardhshme.

Në Afrikë, nga ana tjetër, tendencat po lëvizin me shpejtësi në drejtimin tjetër, ku popullsia po rritet me shpejtësi. Mosha mesatare e Nigerisë është 17 vjeç. Lindshmëria po bie, por gjithsesi mbetet 20 herë më i lartë se në Kinë. Ndonëse, siguria ushqimore është tashmë një shqetësim dhe një e treta e vendit jeton në varfëri ekstreme, popullsia e vendit mund të katërfishohet deri në fund të shekullit. Por gjithçka varet nga shkalla e lindjes së fëmijëve. Të gjitha këto parashikime janë supozime dhe realiteti mund të jetë shumë më ndryshe.

Emmanuel dhe Nwakaego Ewenike kanë jetuar në një dhomë teke me katër fëmijët e tyre në Nigeri për 11 vjet. Ata nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike

Parashikimi i popullsisë së botës është kompleks

OKB-ja, një grup studiuesish në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, dhe ekspertë të tjerë në Vjenë, po analizojnë atë që mund të ndodhë çerekshekullin e ardhshëm. Bazuar në ngjarjet e kaluara, njerëzit presin një tjetër pandemi vdekjeprurëse globale. Nga ana tjetër, pavarësisht krizave si lufta në Ukrainë, as demografët nuk parashikojnë dot ende migrimin masiv që mund të ndodhë në mbarë planetin deri në mesin e shekullit. Shumica e ekspertëve shohin se deri atëherë popullsia do të ketë arritur në 9 miliardë.

Disa vjet më parë, OKB-ja vlerësoi se deri në vitin 2100, popullsia e globit mund të arrijë në 11 miliardë. Në fillim të këtij viti, ajo i rishikoi këto vlerësime duke dalë në përfundimin se shifra do të jetë 10.4 miliardë, kjo për shkak të uljes së numrit mesatar të lindjeve.   

Përveç vlerësimeve të popullsisë globale, ndryshimet klimatike dhe politika gjithashtu kanë të ngjarë të ndikojnë shumë në migrimin midis vendeve. Popullsia në SHBA dhe Evropën Perëndimore është mbështetur kryesisht tek emigracioni, por ai tashmë është kthyer në një çështje të nxehtë politike. Vende të tjera me popullsi në rënie, si Japonia, kanë qenë edhe më ngurruese për të mirëpritur emigrantët. Në këtë situatë, e vetmja mënyrë se si mund të dalim nga ky çekuilibër demografik, sipas ekspertëve, është bashkëpunimi ndërkombëtar i menaxhuar mirë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

6 September, 2025
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

6 September, 2025
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

6 September, 2025
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result