ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 6 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 6 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 7 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 7 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Inceneratori i Elbasanit, SPAK “nxjerr në skenë” Mirel Mërtirin, rëndohet pozita e Bllakos

albnews by albnews
15 November, 2022
in Albania
0
Inceneratori i Elbasanit, SPAK “nxjerr në skenë” Mirel Mërtirin, rëndohet pozita e Bllakos
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas biznesmenëve Klodian Zoto dhe Steta Gugallja, të shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, SPAK ka ngritur dyshime edhe për biznesmenin Mirel Mërtiri.

Sipas SPAK, nga hetimi i rastit provohet fakti dhe krijohet bindja se Mirel Mertiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale të “korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i parave”.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Fakti del në dritë në akt-akuzën e ngritur dhe komunikuar zyrtarisht nga SPAK ndaj ish-ministrit Lefter Koka, të akuzuar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” e “pastrim të parave” dhe dy biznesmenëve Zoto e Gugallja.

Referuar dokumentit të siguruar nga A2 CNN, SPAK ka rënduar pozitën penale edhe për ish-deputetin Alqi Bllako. Ndonëse po qëndron në qeli si i dyshuar për inceneratorin e Fierit, Bllako dyshohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për atë të Elbasanit.

SPAK akuzon ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me ish-eprorin e tij, Lefter Koka, si edhe pesë anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit.

Burime zyrtare të SPAK nuk i dhanë përgjigje interesimit të A2CNN nëse Bllako është marrë i pandehur për llogari të inceneratorit të Elbasanit, duke përdorur si argument sekretin hetimor. Nga ana tjetër, Prokuroria apo Gjykata e Posaçme nuk kanë njoftuar deri më tani caktimin e një mase sigurie ndaj biznesmenit Mërtiri.

Prej pak ditësh SPAK i dha fund hetimit për inceneratorin e Elbasanit. Sipas procedurës, avokatët e të pandehurit kanë 10 ditë kohë për të paraqitur kundërshtitë e tyre e më pas dosja i kalon gjyqtarit paraprak. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result