Kanë kaluar 25 vjet që nga dueli i famshëm i boksit, kur Mike Tyson e kishte kafshuar në vesh kundërshtarin e tij Evander Holyfield.
Ndryshe nga ajo kohë, tani dyshja është bashkuar jashtë ringut për të nxjerrë në shitje një koleksion kanabisi të quajtur “Veshët e Shenjtë”.
Produkti ka formën e veshit duke pasqyruar dëmin që Tyson ia kishte shkaktuar Holyfieldit gjatë meçit në vitin 1997.