Rafael Leao është rritur dhe është bërë yll te Milani, duke u shpall lojtari i sezonit 2021/22 në Serie A pasi shënoi 11 gola dhe dha 10 asistime, për të qenë një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Kontributet e tij më pas e çuan Milanin drejt titullit të Serie A dhe tërhoqi vëmendjen nga elita evropiane.
“Nuk më pëlqejnë këto krahasime, por nëse Manchester City paguan 117 milionë për Jack Grealish? sa mund të vlejë Leao?”, ka thënë Massimo Ambrosini për Rafael Leao, për të cilin Milani i pagoi 29.5 milionë euro Lille në vitin 2019.
Në një intervistë për gazetën Record, babai i 23-vjeçarit, Antonio Leao ka folur për të ardhmen e djalit të tij dhe ka komentuar lidhjet me Chelsean, Real Madridin apo Barcelonën.
“Ne jemi duke negociuar me Milanin, sepse Rafa ka një kontratë që skadon në vitin 2024”, ka thënë fillimisht Antonio Leao.
“Ka ende kohë deri në vitin 2024, dhe ne do të merremi me gjithçka. Nga Real Madrid, Barcelona apo Chelsea”.