• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Serwer: Shkëmbimi i territoreve në Ballkan do ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë

Serwer: Shkëmbimi i territoreve në Ballkan do ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë

by albnews
6 October, 2019
in Kosova
0
3
VIEWS

“Do të doja të ndreqja gjykimin tim të djeshëm se emërimi i Richard Grenellit si i Dërguar Special Presidencial për negociatat për paqe mes Serbisë dhe Kosovës është i çuditshëm. Me gjasë është më keq se aq, madje edhe tragjik. Shpejtoj të shtoj se nuk kam biseduar me Shtëpinë e Bardhë për këtë. Nuk ka nevojë: për mua, ata gënjejnë aq shumë për t’u mbështetur në çkado që thonë ata”.

Kështu ka thënë Daniel Serwer, ekspert amerikan i çështjeve të Ballkanit, në një shkrim të publikuar në blogun e tij Peacefare.net.

Ai thotë se megjithatë, disa gjëra janë të qarta. “Grenell është një protagonist i John Boltonit dhe avokat i ekstremit të djathtë i cili e ka tejkaluar veten duke ofenduar nikoqirët e tij gjermanë. Nëse do donit të krijonit një kauzë të përbashkët me Evropën në Ballkan, Grenelli është amerikani i fundit që do të zgjidhni për këtë detyrë. Gjermanët e kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë shkëmbimin e territoreve në Ballkan. Boltoni ishte avokat i shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Logjika ishte imponuese për një nacionalist etnik: serbët dëshirojnë të qeverisen nga serbët dhe shqiptarët nga shqiptarët. Çdo gjë tjetër është shumë e vështirë. Të drejtat e barabarta janë një kurth liberal-demokratik, si në shtëpi ashtu edhe jashtë”, thotë Serwer në shkrimin e tij.

Veç kësaj, Serweri thotë se “shkëmbimi i territoreve do të vriste dy arritjet e [Bill] Clintonit me një goditje: Kosova do të bëhej provincë lindore e Shqipërisë, herët a vonë, dhe Bosnja e Hercegovina do të ndahej”.

“Mos u shqetësoni se sa njerëz do të zhvendoseshin apo vdisnin në proces e sipër, apo edhe për radikalizimin e myslimanëve të Bosnjës nëse detyrohen në një Republikë Islamike. Serbia do të jetë aq e lumtur për të fituar veriun e Kosovës si dhe Republikën Serbe sa që do t’i duaj amerikanët përsëri. Mund të jetë e mundshme edhe arritja e një marrëveshjeje me rusët për të njohur aneksimin e Krimesë në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në OKB, e cila nuk do të kishte shumë rëndësi për një kohë të gjatë sepse do t’i bashkohej Shqipërisë gjatë rrugës. Ky është lloji i logjikës së papërpunuar etnonacionaliste që Administrata po aplikon diku tjetër, veçanërisht për Izraelin dhe Palestinën. Pse jo në Ballkan?”, thekson më tej Daniel Serwer.

Ai pyet se çfarë do të thoshte kjo për njerëzit e mirë në Serbi, Kosovë dhe Bosnje.

Thotë se kutia e Pandorës do të hapej me ndryshimet kufitare.

“Serbët do të largoheshin nga pjesa jugore e limit Ibër në Kosovë, shqiptarët do të dëboheshin nga Serbia, myslimanët do të tentonin të merrnin Bërçkon në Bosnjë për të parandaluar ndarjen atje, kroatët e Bosnjës do të shpallnin rikrijimin e parashtetit të tyre Herceg-Bosnj”.

“Me pak fjalë, kjo është një formulë për destabilizimin e Ballkanit, dhe pikërisht këtë e lanë kërkuar rusët. A është e çuditshme nëse Administrata Trump do të tentojë ta bëjë këtë?”, pyet eksperti amerikan i Ballkanit, Daniel Serwer.

Si për ironi, vazhdon Serwer, Sekretari i Shtetit Pompeo ka vizituar Maqedoninë dhe Malin e Zi, dy anëtaret më të reja të NATO-s. Atje, thotë Serweri, Pompeo do të dëgjojë mbi rreziqet që mund të sjellë çdo shkëmbim toke.

“Mali i zi, sepse është qeverisur për shumë vjet me ndihmën e pakicave, nuk është edhe aq në rrezik, ndonëse disa prej shqiptarëve të atjeshëm mund të dëshirojnë të bashkohen me Kosovën dhe shumica e serbëve të atjeshëm janë kundër pavarësisë së saj. Maqedonia është padyshim në rrezik nëse çfarëdo lloj shkëmbimi i territoreve bëhet realitet, edhe nëse shumë shqiptarë atje do të hezitojnë të humbin ujditë e tyre të ëmbla për ndarje pushteti në Shkup”.

“Ju mund të mendoni se Administrata Trump ka mjaft shqetësime të veta të bëra në Lindje të Mesme, në Ukrainë, Kore Veriore, Kinë, Venezuelë dhe në disa vende tjera, edhe pa e ringjallur mumie-idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan. Por ata duken të përkushtuar, me emërimin e Grenellit, ta fusin edhe Ballkanin në listën e dështimeve të tyre në politikën e jashtme”, ka përfunduar Daniel Serwer.

Previous Post

Xhihadistët vrasin 20 persona në Burkina Faso

Next Post

KQZ-ja me numra kontaktues për informim të votuesve

albnews

albnews

Related Posts

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë
Albania

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë

7 June, 2025
Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë
Albania

Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë

6 June, 2025
Next Post
KQZ-ja me numra kontaktues për informim të votuesve

KQZ-ja me numra kontaktues për informim të votuesve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM