Connect with us

Kosova

E konfirmon Kurti, Kosova po zhvillon negociata të reja për çështjen e targave

Published

on

Kosova po negocion me Bashkimin Europian për një zgjidhje për çështjen e targave. Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Albin Kurti, gjatë një vizite zyrtare në Estoni. Në konferencë me homologen Kaja Kallas, kreu i qeverisë së Prishtinës nënvizoi se gjatë ditëve në vijim do të mësohet dhe ecuria e këtyre bisedimeve me Beogradin që ndërmjetësohen nga Brukseli, me qëllimin kryesor: zbutjen e tensioneve në Veri të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri im i parë është në komunikime të rregulla dhe intensive me Brukselin për ta zgjidhur këtë çështje. Janë 9 mijë vetura me targa ilegale, pra është një pakicë ekstreme brenda shumicës serbe që po i refuzojnë këto targa. Jemi duke bërë çmos për ta ruajtur ligjin dhe kushtetutën nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft penguese dhe destruktive. Do ta shohim sa të suksesshëm do të jemi në këto negociata të reja”, tha Kurti.

Ai më tej foli dhe për nevojën e përmbylljes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Kurti u tha gazetarëve në Estoni se Beogradi po urdhëron serbët të braktisin institucionet e Kosovës.

Deklarata e kryeministrit vjen pas thirrjeve të vazhdueshme nga BE për nevojën e shmangies së përshkallëzimit të tensioneve në Veri me arritjen e një ujdie të re për targat, përpara datës 21 nëntor. Sipas planit aktual me tre faza të qeverisë së Kosovës për ndërrimin e targave të vjetra serbe në “RKS”, qytetarët do të gjobiten duke nisur nga e hëna, ndërsa më 21 janar do të nisë aplikimi i targave provizore, ndërsa pas datës 21 prill parashikohet se nuk do të ketë më në qarkullim automjete me targa ilegale.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë

Published

on

By

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.

Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.

Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.

Advertisement

NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.

Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

Advertisement

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.

Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).

Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Bota10 minutes ago

Zjarr në një azil pleqsh në Indonezi, humbin jetën 16 të moshuar

Kosova1 hour ago

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë

Bota3 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kulture3 hours ago

Shuhet ikona Brigitte Bardot, biondja seksi që revolucionarizoi kinemanë në vitet ’50

Albania3 hours ago

Vit sfidues

Albania3 hours ago

Elozhi i kujtesës

Kosova10 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK10 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania11 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota11 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania11 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova11 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania12 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania12 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova12 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania11 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania11 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania12 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

UK10 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota11 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova12 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova10 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova11 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Kosova12 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Albania12 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Bota3 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kosova17 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Albania17 hours ago

VIDEO/ Aferat e AKSHI-t, reagon Rama: Mirlinda Karçanaj gjendet në një masë sigurie me një akuzë të hatashme, të presim drejtësinë dhe jo tenxheret politike

Trending