Grabitësit u marrin lekët e viçave familjes së varfër në Mat, policia nuk denjon as ta bëjë publike ngjarjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grabitje ka ndodhur në fshatin German në Mat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para tri netësh.

Persona të maskuar kanë hyrë në familjen e shtetasit SH. B dhe kanë grabitur 2 mln lekë të vjetra.

Personat ende të paidentifikuar kanë shkuar në banesë rreth mesnatës të maskuar dhe kanë kryer grabitjen.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe komisariati në Mat.

Ndërsa ngjarja duket se nuk është bërë publike.

Familja ku edhe është kryer grabitja është e varfër dhe jetojnë në blegtori dhe paratë e grabitura i kishin të fituara nga shitja e dy viçave.

Share This Article