Rishi Sunak takon Zelenskin në Kiev, premton 50 milionë sterlina ndihmë ushtarake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Rishi Sunak  zhvilloi vizitën e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe bëri një zotim 50 milionë funte mbeshtetje për sistemin ushtarak te Kievit.

Kryeministri britanik, i cili mbërriti në Kiev pasdite te shtunen, tha se ishte ‘thellësisht i përulur’ që kishte takimin e tij të parë ballë për ballë me Presidentin ukrainas.

Gjatë vizitës së befasishme, Sunak konfirmoi paketën prej 50 milionë sterlina  për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, kundër forcave të Putinit dhe dronëve të furnizuar nga Irani.

Shpenzimet e mbrojtjes qe akordohen me ndihmen e Mbretërisë se Bashkuar synojnë “të mbrojnë civilët ukrainas dhe infrastrukturën kritike kombëtare nga një breshëri e fortë e sulmeve ruse” thane autoritetet britanike.

Vizita e Sunak ne Kiev, vjen pas një jave të tensionuar në vend pasi Rusia ka përshkallëzuar sulmet e saj me raketa në qytete dhe infrastrukturë në mbarë Ukrainen.

Kryeministri Sunak dhe Presidenti Zelensky u takuan ballë për ballë për herë të parë duke shtrënguar duart përpara flamurit të Bashkimit Europian dhe flamurit të Ukrainës.

Share This Article