Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se “përmbytjet erdhën sepse Rama nuk ndal vjedhjen me energjinë”.
“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?!
Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje“, shkruan Rama në rrjetin social.