Shtetet e Bashkuara dhe Greqia e kanë nënshkruar një pakt të ri për fushën e mbrojtjes. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se kjo marrëveshje nuk është kundër ndonjë vendi tjetër në rajon, përfshirë Turqinë.
Sidoqoftë, Pompeo gjatë qëndrimit në Athinë tha se Rusia ka ndikim negative te aleatët e NATO-s si Greqia dhe gjithashtu i kritikoi Iranin dhe Kinën.
Në marrëveshjen e re përfshihet shtimi i aktiviteteve të përbashkëta mes dy shteteve në tri lokacione të ndryshme, ku do të ketë edhe investime në infrastrukturë në një bazë detare.
Pompeo mohoi që përforcimi i raporteve të mbrojtjes me Greqinë është i lidhur me rritjen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Dyshimet për këtë zhvillim janë shtuar edhe për shkak të marrëdhënieve rivale tradicionale mes Greqisë dhe Turqisë.
“Nuk ekziston ndonjë shtet tjetër që e ka nxitur këtë marrëveshje. Është thjeshtë dija jonë që puna e përbashkët përmes kësaj marrëveshjeje do të sjellë rezultate më të mira për të dyja palët”, tha Pompeo.
Ai gjithashtu tha se pajtohet me vlerësimin e Bashkimit Evropian se Kina duhet të cilësohet si rival sistematik dhe se Irani duhet të dënohet për destabilizimin e Lindjes së Mesme, shkruan “Free Europe”