Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka hapur ditën e sotme një kanal të sajin në You Tube me emrin “Linda.al”.
Në videon e parë të publikuar, Linda na tregon se çfarë do të gjejmë në kanalin e saj, ku thotë se do të jetë një ndërthurje të jetës së saj profesionale dhe asaj publike.
Krah videos Linda Rama ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar të dinë mbi aktivitetin e saj profesional dhe angazhimet e saj si qytetare të klikojnë në kanalin e saj.
“Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetar i angazhuar? Ftoj këdo që është i interesuar të dijë të klikojë në http:// linda.al
Por përpara se të klikoni, në këtë moment të festës së përulur për mua, një mesazh mirëseardhjeje mund të gjendet në:”, shkruan Linda Rama në Twitter ku ka publikuar dhe kanalin e saj të You Tube.
Kjo nismë e saj ka marrë dhe mbështetjen dhe suportin e plotë të bashkëshortit, kryeministrit Edi Rama, i cili në llogarinë e tij në “Twitter”, ka ripostuar postimin e bashkëshortes.